Sport Vendor

Dardanet avancojnë për dy pozita në renditjen e FIFA-s

Dardanet avancojnë për dy pozita në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka avancuar për dy pozita në renditjen më të re të FIFA-s, duke u pozicionuar në vendin e 83-të në ranglistën botërore. Në renditjen e publikuar të martën, Kosova ka shënuar përparim krahasuar me renditjen e 16 qershorit, kur ishte në vendin e 85-të. Në prill, Kombëtarja ishte

Besnik Batusha

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka avancuar për dy pozita në renditjen më të re të FIFA-s, duke u pozicionuar në vendin e 83-të në ranglistën botërore.

Në renditjen e publikuar të martën, Kosova ka shënuar përparim krahasuar me renditjen e 16 qershorit, kur ishte në vendin e 85-të. Në prill, Kombëtarja ishte renditur e 81-ta.Ky avancim vjen pavarësisht dy humbjeve në ndeshjet e “play-off”-it kualifikues për Kampionatin Botëror, ku Kosova u përball me Austrinë. Pozita e kundërshtarit dhe rezultatet e kombëtareve të tjera kanë ndikuar në ndryshimet e renditjes.

Edhe Austria, megjithëse i fitoi të dyja ndeshjet ndaj Kosovës, ka rënë për dy pozita në ranglistën e FIFA-s. 

Në krye të renditjes botërore vazhdon të jetë Spanja, e ndjekur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere