Sport Vendor

Drenica merr pikë ndaj Dukagjinit

Drenica merr pikë ndaj Dukagjinit

Drenica e ka fituar një pikë ndaj Dukagjinit në Klinë të hënën mbrëma. Ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Drenicës u zhvillua në Klinë dhe i takoi xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll. Dukagjini e nisi mirë ndeshjen. Kapiteni Elton Basri shënoi me kokë golin e epërsisë 1:0 në minutën e pestë, dy minuta

Besnik Batusha

Drenica e ka fituar një pikë ndaj Dukagjinit në Klinë të hënën mbrëma.

Ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Drenicës u zhvillua në Klinë dhe i takoi xhiros së dhjetë të Superligës së Kosovës në futboll.

Dukagjini e nisi mirë ndeshjen.

Kapiteni Elton Basri shënoi me kokë golin e epërsisë 1:0 në minutën e pestë, dy minuta pasi Altin Merlaku humbi penallti. 

Por klinasit mbetën me një lojtarë më pak në fushë.

Direkt me karton të kuq për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër u ndëshkua Kushtrim Gashi në minutën e 16-të. 

Epërsinë numerike në fushë e shfrytëzoi Drenica duke barazuar rezultatin në 1:1.

Në minutën e 20-të golin e barazimit e shënoi Agim Zeka. Më gola të tjerë nuk pati dhe ndeshja u mbyll baras, 1:1.

Drenica është në vendin e shtatë me 11 pikë, kurse dy pozita më lart është Dukagjini me 17 pikë, sa kanë edhe Drita e Gjilani.

DrenicaDukagjini

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere