Sport Vendor

Foda pas barazimit me Izraelin: Duhet të jemi të kënaqur, po ndërtojmë skuadrën për Evropianin

Foda pas barazimit me Izraelin: Duhet të jemi të kënaqur, po ndërtojmë skuadrën për Evropianin

Trajneri i Kosovës Franco Foda, ka folur për Klan Kosovën pas ndeshjes kundër Izraelit. Foda tregoi të metat e lojës, por deklaroi se në përgjithësi nuk është i pakënaqur me rezultatin. “Ne jemi në Nations League, dhe çdo herë e kam thënë se vitin ardhshëm e kemi synim kualifikimin në Kampionatin Evropian dhe për këtë

Besnik Batusha

Trajneri i Kosovës Franco Foda, ka folur për Klan Kosovën pas ndeshjes kundër Izraelit.

Foda tregoi të metat e lojës, por deklaroi se në përgjithësi nuk është i pakënaqur me rezultatin.

“Ne jemi në Nations League, dhe çdo herë e kam thënë se vitin ardhshëm e kemi synim kualifikimin në Kampionatin Evropian dhe për këtë arsye kam vendosur që të prezantoj fytyra të reja. Djemtë e kanë bërë punën e tyre. Ka qenë ndeshja mjaft e fortë kundër një ekipi teknikisht të fuqishëm. Ky konstalacion i skuadrës nuk ka luajtur kurrë bashkë dhe marrë në përgjithësi duhet të jemi të kënaqur me një barazim”, deklaroi ai për Klan Kosovën.

“Dardanët” të dielën në “Fadil Vokrri” kundër Austrisë do të synojnë fitoren për të mbetur në hap për t’u kualifikuar në Ligën A të Nations League.

Ndeshjen e parë, Kosova u mposht nga austriakët me rezultat 3:1.

IzraeliKosova

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere