Sport Vendor

Kosova në çerekfinale në Nivelit D të “Botërorit dhe Festivalit U15”

Kosova në çerekfinale në Nivelit D të “Botërorit dhe Festivalit U15”

Futbollistët e rinj të Kosovës kanë kaluar në çerekfinale të Nivelit D të “Botërorit dhe Festivalit U15” që po mbahet në Azerbajxhan. Kampioni i Botërorit dhe Festivalit U15 shpallet nga niveli A. Rrjedhimisht Kosova është jashtë garës, por mund ta fitojë nivelin D që është i katërti. Në nivelin D paraqiten ekipet që në fazën

Besnik Batusha

Futbollistët e rinj të Kosovës kanë kaluar në çerekfinale të Nivelit D të “Botërorit dhe Festivalit U15” që po mbahet në Azerbajxhan. 

Kampioni i Botërorit dhe Festivalit U15 shpallet nga niveli A. Rrjedhimisht Kosova është jashtë garës, por mund ta fitojë nivelin D që është i katërti. Në nivelin D paraqiten ekipet që në fazën e parë përfunduan në vendin e katërt në grupe.

Kosova shënoi dy fitore të mërkurën.

“Dardanët” e rinj fillimisht mposhtën Tahitin me rezultat 4:0. Më pas fituan 1:0 ndaj Sierra Leones.
Kosova U15 në grupe i shënoi tri fitore ndërsa i pësoi dy humbje. Ka fituar ndaj Afrikës së Jugut, Maldiveve dhe Anguilës, ndërsa humbi nga Estonia dhe Franca.
Ndeshjen e radhës e ka kundër Republikës Dominikane.

KosovaU15

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere