Sport Vendor

Përballja me Austrinë, Foda: Jam i kënaqur me ekipin, por janë pak të mërzitur

Përballja me Austrinë, Foda: Jam i kënaqur me ekipin, por janë pak të mërzitur

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur për Klan Kosovën pas përballjes me Austrinë. Foda u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, duke theksuar se lojtarët zbatuan në fushë atë që ishte diskutuar para ndeshjes. “Lojë definitvisht e mirë, e madhe, ashtu çka është diskutuar me lojëtarët, atë e kanë bërë edhe

Besnik Batusha

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur për Klan Kosovën pas përballjes me Austrinë.

Foda u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, duke theksuar se lojtarët zbatuan në fushë atë që ishte diskutuar para ndeshjes.

“Lojë definitvisht e mirë, e madhe, ashtu çka është diskutuar me lojëtarët, atë e kanë bërë edhe në fushë. Jam shumë i kënaqur me ekipin, me secilin prej tyre. Ajo që ndoshta e kemi pritur për një kohë të gjatë, një fitore, sot në fund nuk erdhi”, u shpreh ai.

Megjithatë, trajneri pranoi se lojtarët janë të zhgënjyer, pasi synimi ishte fitorja.

“Lojtarët janë definitivisht paksa të mërzitur, mirëpo duhet ta shohim kështu: para dy vitesh erdha këtu dhe në atë kohë ndoshta edhe një 1:1 ndaj një Austrie do të ishim shumë të lumtur dhe të gëzuar. Sot janë të zhgënjyer edhe lojëtarët”, deklaroi Foda.

Franco Foda

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere