Sport Vendor

Tri fitore për Kosovën në fazën e parë të Botërorit dhe Festivalit U15

Tri fitore për Kosovën në fazën e parë të Botërorit dhe Festivalit U15

Futbollistët e rinj të Kosovës e kanë përfunduar fazën e parë në “FIFA U15 World Cup & Festival” që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Kosova U15 i shënoi tri fitore ndërsa i pësoi dy humbje. Ka fituar ndaj Afrikës së Jugut, Maldiveve dhe Anguilës, ndërsa humbi nga Estonia dhe Franca. Kosovën e presin edhe

Besnik Batusha

Futbollistët e rinj të Kosovës e kanë përfunduar fazën e parë në “FIFA U15 World Cup & Festival” që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Kosova U15 i shënoi tri fitore ndërsa i pësoi dy humbje. Ka fituar ndaj Afrikës së Jugut, Maldiveve dhe Anguilës, ndërsa humbi nga Estonia dhe Franca.

Kosovën e presin edhe ndeshje të tjera në këtë ngjarje që përfshinë futbollistë të rinj thuajse nga e gjithë bota.

“Jam i kënaqur me paraqitjen dhe angazhimin e të gjithë futbollistëve. Që në ndeshjen e parë ndaj Estonisë, djemtë treguan performancë shumë të mirë dhe me pak më shumë fat, mund ta kishim fituar atë takim. Edhe ndaj Francës ndonëse pësuam dy gola kemi pasur paraqitje të mirë”, ka thënë Ilir Nallbani, përzgjedhës i Kosovës U15.

Futbollistët e rinjKosovaTri fitore

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere