Sport Vendor

Vushtrria s’paraqitet në fushë ndaj Ballkanit, pritet ta humbë ndeshjen me rezultat zyrtar

Vushtrria s’paraqitet në fushë ndaj Ballkanit, pritet ta humbë ndeshjen me rezultat zyrtar

Futbollistët e Vushtrrisë janë në bojkot për shkak të moskryerjes së obligimeve nga kryesia e klubit vushtrrias. Dhe nuk kanë dalë fare në fushë për ta zhvilluar ndeshjen e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll ndaj Ballkanit të Suharekës. Dueli Vushtrria – Ballkani i takoi xhiros së 11-të të elitës së futbollit

Besnik Batusha

Futbollistët e Vushtrrisë janë në bojkot për shkak të moskryerjes së obligimeve nga kryesia e klubit vushtrrias. Dhe nuk kanë dalë fare në fushë për ta zhvilluar ndeshjen e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll ndaj Ballkanit të Suharekës. 

Dueli Vushtrria – Ballkani i takoi xhiros së 11-të të elitës së futbollit kosovar dhe u desh të niste nga ora 14:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. 

Por, ajo u mbyll ende pa nisur. 

Futbollistët e Ballkanit ishin në fushë në pritje të kundërshtarëve për këtë xhiro. Vushtrriasit nuk u paraqitën fare, as me juniorë. 

Suharekasit pritet t’i marrin pikët e plota në tavolinë me rezultat zyrtar 0-3.

Gjatë ditës së shtunë, Vushtrria shkroi në Facebook se obligimet ndaj lojtarëve dhe tifozëve të skuadrës, do t’i kryejë në javën e ardhshme. Por, marrëveshja mes palëve të përfshira nuk është arritur. 

Pas zhvillimeve të fundit në klub, tifogrupi “Forca” e ka kërkuar dorëheqjen e kryesisë së klubit. “Forca” ka shkruar në faqen zyrtare se “dorëheqja është i vetmi akt i dinjitetshëm”.

BallkaniVushtrria

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere