Sport Vendor

Zekirija Ramadani kthehet te Gjilani

Zekirija Ramadani kthehet te Gjilani

Zekirija Ramadani është emëruar trajner te skuadra e Gjilanit. Ramadani me Gjilanin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028. 48-vjeçari së fundi e drejtoi Dritën nga viti 2023 deri në muajin gusht të këtij viti. Me Dritën, Ramadani arriti disa suksese. E fitoi dy herë radhazi titullin e kampionit dhe një herë Superkupën e Kosovës.

Besnik Batusha

Zekirija Ramadani është emëruar trajner te skuadra e Gjilanit. 

Ramadani me Gjilanin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028. 

48-vjeçari së fundi e drejtoi Dritën nga viti 2023 deri në muajin gusht të këtij viti. 

Me Dritën, Ramadani arriti disa suksese. E fitoi dy herë radhazi titullin e kampionit dhe një herë Superkupën e Kosovës. 

Ramadani e kualifikoi Dritën edhe në fazën e ligës në Ligën e Konferencës. 

Trajneri nga Shkupi edhe më herët ka qenë trajner i Gjilanit nga viti 2022 deri në vitin 2023. 

Ai ka qenë trajner edhe i disa skuadrave si Egnatia, Prishtina, Shkupi e Feronikeli. 

“Me pesë tituj kampioni të fituar me katër klube të ndryshme, Ramadani vjen me objektiva të qarta dhe ambicie të larta. Gjilani i uron mirëseardhje trajnerit Zekirija Ramadani dhe i dëshiron suksese në drejtimin e skuadrës, me bindjen se së bashku do të punojmë për ta çuar klubin drejt objektivave të përcaktuara”, ka shkruar Gjilani.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere