Gruda shënon në Beograd, Gjermania fiton ndaj Serbisë

Brajan Gruda ka shënuar gol në debutim për Përfaqësuesen e Gjermanisë.
Brajan Gruda ka shënuar gol në debutim për Përfaqësuesen e Gjermanisë.
Gruda realizoi një gol në fitoren 3:1 të Gjermanisë ndaj Serbisë.
Ndeshja e zhvilluar të premten mbrëma i takoi grupit A2 të Ligës së Kombeve.
Gjermania kaloi në epërsi në minutën e tretë me autogolin që e realizoi Srdjan Babiq.
Florian Wirtz shënoi për 2:0 në minutën e 14-të.
Sulmuesi i RB Leipzigut, Gruda, e realizoi golin e tretë në minutën e 50-të. Ai luajti deri në minutën e 86-të.
Gjermania renditet në pozitën e tretë me tetë pikë. Serbia është e fundit pa pikë.
Tetë pikë ka edhe Greqia në pozitën e dytë, kurse grupit i prin Holanda me 11 pikë.



