Sport Ndërkombëtar

Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare

Ronaldinho rikthehet në futboll në moshën 46-vjeçare

Legjenda braziliane, Ronaldinho, pritet të kthehet në fushë pas më shumë se një dekade, duke nisur nga minuta e parë për skuadrën italiane Ravenna në derbin ndaj Forlit.

Gazeta Sport

Legjenda braziliane, Ronaldinho, pritet të kthehet në fushë pas më shumë se një dekade, duke nisur nga minuta e parë për skuadrën italiane Ravenna në derbin ndaj Forlit.

Ronaldinho do të kthehet në futbollin aktiv në moshën 46-vjeçare.

Ndeshja ndërmjet Ravennas dhe Forlit zhvillohet të dielën nga ora 17:30.

Të dyja skuadrat janë pjesë e Serie C, që është niveli i tretë i futbollit italian.

Trajneri i Ravennas, Andrea Mandorlini, ka konfirmuar se ish-futbollisti i Barcelonës dhe Milanit do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë.

Kjo do të jetë paraqitja e tij e parë në një ndeshje zyrtare që nga viti 2015, kur ishte pjesë e skuadrës braziliane Fluminense.

“Ai do të luajë që nga fillimi, nuk ka dyshim. Pastaj së bashku do të vendosim se sa gjatë do të luajë. Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj të epokës moderne. Dhe ne duhet të marrim një rezultat. Ne gjithmonë luajmë me tre sulmues. Ai do të jetë një nga të tre”, ka thënë Mandorlini, shkruan të premten “Reuters”.

Ronaldinho ka mundësinë që të arrijë shifrën jubilare prej 300 golave. Legjenda braziliane ka 299 gola.

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Portugalia përgatit nderim të veçantë për Ronaldon

Sport Ndërkombëtar

Zyrtare, Pochettino trajner i Unitedit

Sport Ndërkombëtar

Belgjika fiton me përmbysje ndaj Turqisë

Sport Ndërkombëtar

Bayerni interesohet për Grudën