Zyrtare, Pochettino trajner i Unitedit

Mauricio Pochettino do të jetë trajner i ri i Manchester Unitedit. Gjiganti anglez konfirmoi të premten se Pochettino do të jetë trajner i skuadrës prej 18 nëntorit.
Ai e zëvendëson Michael Carrickun e shkarkuar në mungesë të rezultateve.
Unitedi ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të SHBA-së që Pochettino dhe stafi i tij të lirohen pas grumbullimit aktual. Pochettino është përzgjedhës i SHBA-së.
Trajneri argjentinas është i njohur për futbollin me intensitet të lartë, sulmues dhe përkushtimin për të ndërtuar skuadër cilësore.
Ai e ka nisur karrierën tek Espanyoli në vitin 2009, ndërsa më pas e drejtoi Southamptonin.
I kaloi pesë vjet te Tottenhami dhe u vlerësua për punën që e ka bërë. E ka drejtuar me sukses edhe PSG-në.
Tani e pret punë e vështirë tek Unitedi, që nuk po kalon moment të mirë në Premier League.



