Sport Vendor

Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

Futbollistet e Kosovës do t’i mësojnë të martën kundërshtarët e “UEFA Women’s Nations League 2027”. Shorti tërhiqet nga ora 13:00 në Nyon të Zvicrës. Kosova është në Ligën B ku bëjnë pjesë 16 përfaqësuese të ndara në katër vazo. Kosova ndodhet në vazon e katërt së bashku me Rumaninë, Bjellorusinë dhe Lituaninë. Rrjedhimisht në grup

Besnik Batusha

Futbollistet e Kosovës do t’i mësojnë të martën kundërshtarët e “UEFA Women’s Nations League 2027”. Shorti tërhiqet nga ora 13:00 në Nyon të Zvicrës.

Kosova është në Ligën B ku bëjnë pjesë 16 përfaqësuese të ndara në katër vazo. Kosova ndodhet në vazon e katërt së bashku me Rumaninë, Bjellorusinë dhe Lituaninë. Rrjedhimisht në grup mund ta ketë Shqipërinë, e cila ndodhet në vazon e tretë. 

Në vazon e parë është Serbia. Kosova e Serbia nuk mund të ballafaqohen, sipas një vendimi të UEFA-s.

Futbollistet e Kosovës nuk ia dolën në plejofin kualifikues për Botërorin që vitin tjetër mbahet në Brazil. U eliminuan në raundin e parë nga Austria.

Kosova siguroi avancimin n Ligën B për kampanjën e ardhshme, pasi e fitoi Grupin C2.

FemratKosovaLiga B

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere