Futboll vendor

Vdes ish-kryetari i parë i Prishtinës pas pavarësimit të futbollit kosovar

Vdes ish-kryetari i parë i Prishtinës pas pavarësimit të futbollit kosovar

Ka vdekur Beqir Aliu, ish-kryetari i klubit të futbollit Prishtina. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit kryeqytetas nëpërmjet një njoftimi. “FC Prishtina me pikëllim të thellë e mori lajmin për vdekjen Beqir Aliut, një ndër figurat më të rëndësishme të klubit tonë dhe futbollit të Kosovës”, thuhet ndër tjerash në njoftimin

Besnik Batusha

Ka vdekur Beqir Aliu, ish-kryetari i klubit të futbollit Prishtina.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit kryeqytetas nëpërmjet një njoftimi.

“FC Prishtina me pikëllim të thellë e mori lajmin për vdekjen Beqir Aliut, një ndër figurat më të rëndësishme të klubit tonë dhe futbollit të Kosovës”, thuhet ndër tjerash në njoftimin zyrtar.

Beqir Aliu ka qenë kryetar i parë i klubit prishtinas pas pavarësimit të futbollit të Kosovës nga ai ish-jugosllav në vitin 1991.

Postin e kryetarit të klubit e ka mbajtur nga viti 1991 deri në vitit 2001.

NJOFTIMI I PLOTË:

𝐋𝐚𝐦𝐭𝐮𝐦𝐢𝐫𝐞̈ 𝐁𝐞𝐪𝐢𝐫 𝐀𝐥𝐢𝐮!

FC Prishtina me pikëllim të thellë e mori lajmin për vdekjen Beqir Aliut, një ndër figurat më të rëndësishme të klubit tonë dhe futbollit të Kosovës.

Beqir Aliu ka qenë kryetar i parë i klubit tonë pas pavarësimit të futbollit të Kosovës nga ai ish-jugosllav në vitin 1991.

Aliu në vitet më të vështira, ato të 90-ta, ishte ndër njerëzit e parë që u tha “jo” ish-regjimit serb.

Postin e kryetarit të klubit e ka mbajtur nga viti 1991 deri në vitit 2001.

Prishtina në krye me Beqir Aliun i rendiste sukseset edhe në Ligën paralele. Gjatë kësaj kohe, Prishtina fitoi tre tituj kampioni (1991/92, 1995/96, 1996/97), dy Kupa të Republikës së Kosovës (1993/94 dhe 1994/95) dhe dy Superkupa të Kosovës (1994/95 dhe 1995/96).

Pas përfundimit të luftës Prishtina vazhdoi aktivitetin e saj normalisht dhe pas tetë viteve dëbimi kthehet në stadiumin e saj.

Sukseset i vazhdoi si më parë duke u shpallur kampione në vitin 1999/2000.

Aliu u largua nga posti i kryetarit të klubit në qershor të vitit 2001.

Ai ishte edhe anëtar në kryesinë e parë të Federatës së Futbollit të Kosovës në vitin 1991.

Në altarin e lirisë ra heroikisht vëllai i tij Bajrami, emrin e të cilit e mban Stadiumi i qytetit në Skenderaj.

Emri dhe vepra e Beqir Aliut është shkruar me shkronja të arta në historinë e klubit.

Vdekja e tij është një humbje e madhe për Prishtinën dhe futbollin e Kosovës dhe veprat e tij do të jenë udhërrëfyes për gjeneratat e ardhshme.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Me respekt, FC Prishtina.

Beqir AliuPrishtina

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere