Futboll vendor

Vedat Muriqi tregon se a agjëron në ditën e ndeshjes

Vedat Muriqi tregon se a agjëron në ditën e ndeshjes

Kombëtarja e Kosovës të martën mbrëma do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. “Dardanët” do të presin Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45. Kjo do të jetë ndeshja e dytë pas barazimit 1:1 me Izraelin të shtunën. Në prag të kësaj ndeshje, Vedat Muriqi

Besnik Batusha

Kombëtarja e Kosovës të martën mbrëma do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” do të presin Andorrën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:45.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë pas barazimit 1:1 me Izraelin të shtunën.

Në prag të kësaj ndeshje, Vedat Muriqi u paraqit në konferencën e sotme për media.

Mes tjerash, sulmuesi i Mallorcas u pyet edhe nëse është duke e agjëruar muajin e Ramazanit ai apo dikush prej futbollistëve tjerë.

“Unë personalisht jo, sepse një ditë para lojës ose ditën e lojës nuk agjëroj. Nuk mundem”, tha prizrenasi.

“Por, po janë disa shokë që agjërojnë. Për ju dhe kushdo që agjëron, Zoti iu ndihmoftë”, deklaroi Muriqi. 

AgjerimiVedat Muriqi

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere