Futboll vendor

“Vij nga tjetër nivel i futbollit” | Munishi thotë se pa u bërë ai trajner i Kosovës nuk do të ketë kualifikim

“Vij nga tjetër nivel i futbollit” | Munishi thotë se pa u bërë ai trajner i Kosovës nuk do të ketë kualifikim

Trajneri Ismet Munishi thotë se kombëtarja e Kosovës s’do të kualifikohet në Kampionat Evropian ose Botëror pa e marrë ai pozitën e përzgjedhësit. Në një intervistë së fundmi për “Un dhe ti”, trajneri më i shkarkuar në Kosovë deklaroi se është revolucionar dhe ndër më të mirët në vendin tonë. “Jam ndër trajnerët më të

Besnik Batusha

Trajneri Ismet Munishi thotë se kombëtarja e Kosovës s’do të kualifikohet në Kampionat Evropian ose Botëror pa e marrë ai pozitën e përzgjedhësit.

Në një intervistë së fundmi për “Un dhe ti”, trajneri më i shkarkuar në Kosovë deklaroi se është revolucionar dhe ndër më të mirët në vendin tonë.

“Jam ndër trajnerët më të mirë në Kosovë. Jam revolucionar në atë që kam bërë”.

I pyetur për Kosovën, Munishi deklaroi se nuk do të kualifikohet pa e marrë atë si trajner.

“Sigurisht, pa u bë unë trajner i Kosovës kurrë s’kanë me mujt me u kualifiku kurrkund. Më të mirë se unë s’munden me marrë, Pep Guardiolen e Jose Mourinhon s’kanë pare. Si qiky (Alain Giresse), profesor e doktor jam. Që e bijnë Guardiolen ose Mourinhon kisha pranu me u bo asistent për me ia ndihmu për punët e Kosovës, po sa për qasi…”.

Tutje, tekniku prishtinas nënvizoi se flet shtatë gjuhë të ndryshme prandaj edhe është nivel tjetër sa i përket futbollit tonë.

“Kush e përcjellë futbollin e Kosovës e sheh që kam bërë revulocion. I pari kam luajtur me tre mbrojtësa, i pari kam përmbys rezultatin. Në aspektin medial kam qenë ndryshe nga trajnerët e tjerë. Vij nga tjetër nivel i futbollit, kam luajtur jashtë dhe kam ardhur nga një vend tjetër. Kam luajtur në 10 shtete, 7 gjuhë të ndryshme i flas”.

Në fund, Munishi ka deklaruar se Superliga e Kosovës ka nisur të përmirësohet dhe nuk ka më shumë ‘matematika’ pasi skuadrat nuk guxojnë të lëshojnë shumë pikë.

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere