Futboll vendor

Zekirija Ramadani i kritikon fort futbollistët e tij: Jemi bërë si 17-vjeçarët

Zekirija Ramadani i kritikon fort futbollistët e tij: Jemi bërë si 17-vjeçarët

Tekniku i Gjilanit, Zekirija Ramadani është ndarë tejet i pakënaqur me futbollistët e tij. Në fakt ai deklaroi se luajtën mirë, por e ka problemin që kur po pësojnë gol, po fiken, tamam si një ekip siç iu referua ai, 17-vjeçarësh. Tutje, ai uroi Drenicën për fitore, duke thënë se tri pikët i morën me

Besnik Batusha

Tekniku i Gjilanit, Zekirija Ramadani është ndarë tejet i pakënaqur me futbollistët e tij.

Në fakt ai deklaroi se luajtën mirë, por e ka problemin që kur po pësojnë gol, po fiken, tamam si një ekip siç iu referua ai, 17-vjeçarësh.

Tutje, ai uroi Drenicën për fitore, duke thënë se tri pikët i morën me meritë.

“Në përgjithësi luajtëm mirë dhe krijuam disa raste shënimi. Ne nuk shënuam dhe pastaj kundërshtari na dënoi me tiparin e vet më të rrezikshëm që ka: kundërsulmin. Ne jemi bërë sikur një ekip 17-vjeçarësh.

Sapo ta pësojmë një gol, fiket tërë ekipi. Humben shpresat. Ekipi është i shtrydhur. Jo me fajin e stafit teknik. Tjetër kund është faji. Në minutat e fundit nuk ngjanim në një skuadër”, tha ndër të tjerash ai për Art Sport.

DrenicaGjilaniZekirija Ramadani

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere