Zymberi: Drita kurrë nuk e ka diskutuar shkarkimin e trajnerit Nuhiu

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi ka thënë se klubi gjilanas nuk e ka diskutuar asnjëherë largimin e trajnerit Ardian Nuhiu. Përkundër formës jo të mirë disa xhiro më parë, e ardhmja e Nuhiut te Drita nuk diskutohet. Sipas Zymberit, nuk ka arsye të shkarkohet Nuhiu. “Kurrë nuk është diskutuar shkarkimi i Ardian Nuhiut. Nuk
Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi ka thënë se klubi gjilanas nuk e ka diskutuar asnjëherë largimin e trajnerit Ardian Nuhiu.
Përkundër formës jo të mirë disa xhiro më parë, e ardhmja e Nuhiut te Drita nuk diskutohet. Sipas Zymberit, nuk ka arsye të shkarkohet Nuhiu.
“Kurrë nuk është diskutuar shkarkimi i Ardian Nuhiut. Nuk e di si shkarkohet trajneri kur jemi në vendin e parë” – ka thënë Zymberi në Kanal10.
Drita është lidere me 35 pikë.



