Futboll vendor

Zyrtare: Fatih Karahoda bëhet ndihmëstrajner tek kjo skuadër

Zyrtare: Fatih Karahoda bëhet ndihmëstrajner tek kjo skuadër

Sulmuesi i njohur i disa skuadrave të Superligës që në vitet e fundit ka nisur zejen e trajnerit, Fatih Karahoda, është emëruar si ndihmës në shtabin teknik të skuadrës A&N që drejtohet nga Nazmi Rama. Karahoda, që ka luajtur me sukses në karrierën e tij për Lirinë, Besën, Feronikelin, Vëllaznimin, Gjilanin, etj. nisi punën si

Besnik Batusha

Sulmuesi i njohur i disa skuadrave të Superligës që në vitet e fundit ka nisur zejen e trajnerit, Fatih Karahoda, është emëruar si ndihmës në shtabin teknik të skuadrës A&N që drejtohet nga Nazmi Rama.

Karahoda, që ka luajtur me sukses në karrierën e tij për Lirinë, Besën, Feronikelin, Vëllaznimin, Gjilanin, etj. nisi punën si trajner ndihmës te Liria, ku ishte pjesë e klubit në stinorin e kaluar.

Ndërsa tash e tutje ai me licencën B të UEFA-së karrierën do ta vazhdojë te ekipi tjetër i qytetit, A&N.

“Fatih përndryshe si master i fakulltetit në edukatë fizike dhe sport ushtron edhe detyrën e arsimtarit në njërën nga shkollat në Prizren, gjithashtu është i pajisur me UEFA Licensën B. Me përvojën e tijë dhe me njohuritë e tijë puna e Nazit do bëhet më e lehtë duke i bashkangjitur këtu edhe trajnerin e Juniorëve, Refet Mullallari që është pjesë e shtabit teknik të trajnerit Rama. Mirë se vjen, Fatih Karahoda,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i A&N-së.

A&N në xhiron e radhës ndeshet ndaj Rahovecit.

A&NFatih KarahodaNazmi Rama

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere