Futboll vendor

Zyrtare: Shtyhet ndeshja e Kupës së Kosovës në futboll

Zyrtare: Shtyhet ndeshja e Kupës së Kosovës në futboll

Ndeshja e Kupës së Kosovës mes Phoenix dhe Ballkanit është shtyrë. Ballkani ka njoftuar se ndeshja e 1/16-tës së finales e cila ishte paraparë të zhvillohet të mërkurën (nesër) është shtyrë për datën 24 nëntor. Ky vendim ka ardhur për shkak të grumbullimit me Kombëtaren e Kosovës të katër futbollistëve të Ballkanit për miqësoret e

Besnik Batusha

Ndeshja e Kupës së Kosovës mes Phoenix dhe Ballkanit është shtyrë.

Ballkani ka njoftuar se ndeshja e 1/16-tës së finales e cila ishte paraparë të zhvillohet të mërkurën (nesër) është shtyrë për datën 24 nëntor.

Ky vendim ka ardhur për shkak të grumbullimit me Kombëtaren e Kosovës të katër futbollistëve të Ballkanit për miqësoret e muajit nëntor.

“Ndeshja kundër FC Phoenix në kuadër të 1/16 të Kupës së Kosovës e paraparë të zhvillohet më 17 nëntor është shtyrë për 24 nëntor pasiqë kombëtarja e Kosovës i ka grumbulluar 4 lojtarë të skuadrës sonë, për miqësoret që do zhvillohen në këtë muaj. Pra më 24 nëntor me fillim nga ora 12:00 në stadiumin sintetik në Vitomiricë do jemi musafir të ekipit Phoenix”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se ndeshja tjetër e Kupës së Kosovës mes Vëllaznimit dhe Prishtinës është anuluar, me kryeqytetasit që kanë kaluar tutje pas vendimit të ekipit gjakovar për t’u tërhequr nga gara për shkak të gjendjes së rëndë financiare.

KosovaKupaZyrtare

Mëshumë nga Futboll vendor

Të gjitha →
Futboll vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Futboll vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Futboll vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Futboll vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere