Zyrtare: Skuadra e Ligës së Parë shkarkon trajnerin Erdin Hashani

KF Shtimja e ish-futbollisti tani trajneri Erdin Hashani, i kanë ndarë rrugët e bashkëpunimit. Këtë e ka konfirmuar skuadra nga Shtimja më anë të një postimi në Facebook, shkruan FFK. “VJOSA njofton opinionin futbolldashës që ndërpret bashkëpunimin me shefin e shtabit teknik Erdin Hashani. Bashkëpunimi me trajnerin Hashani ndërpritet, pasi që klubi ka konsideruar që
KF Shtimja e ish-futbollisti tani trajneri Erdin Hashani, i kanë ndarë rrugët e bashkëpunimit.
Këtë e ka konfirmuar skuadra nga Shtimja më anë të një postimi në Facebook, shkruan FFK.
“VJOSA njofton opinionin futbolldashës që ndërpret bashkëpunimin me shefin e shtabit teknik Erdin Hashani.
Bashkëpunimi me trajnerin Hashani ndërpritet, pasi që klubi ka konsideruar që kjo ndërprerje e bashkpunimit në këtë moment është në të mirë të të dyja palëve.
Me këtë rast, KF. VJOSA falënderon trajnerin Erdin Hashani për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë. Ai së bashku me stafin e tij arriti të inkuadroj klubin tonë në Ligën e Parë andaj klubi e falënderona për punën e bërë dhe i dëshirojmë shëndet dhe shumë suksese në karrierën e tij.
Ditëve në vazhdim klubi do të vendos për trajnerin e ri të cilit do t’i besohet drejtimi i skuadrës”, thuhet në njoftim.



