Edon Zhegrova e zbulon dhuratën e çmuar që e mori nga politikani kosovar

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, u takua këtë të martë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Takimi mes tyre ndodhi në Paris, atje ku sulmuesi i Lille e priti politikanin kosovar. Mes tjerash, ata kanë shkëmbyer edhe dhurata me njëri-tjetrin. Përmes një fotografie të publikuar në “Instagram”, Zhegrova zbuloi
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, u takua këtë të martë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Takimi mes tyre ndodhi në Paris, atje ku sulmuesi i Lille e priti politikanin kosovar.
Mes tjerash, ata kanë shkëmbyer edhe dhurata me njëri-tjetrin.
Përmes një fotografie të publikuar në “Instagram”, Zhegrova zbuloi se mori si dhuratë një helmetë ilire.
23-vjeçari e vlerësoi këtë si dhuratë të çmueshme, për çka edhe falënderoi Abdixhikun.




