Sport Vendor

Kosova U17 vajzat triumfon ndaj Shqipërisë në raundin e parë të kualifikimeve për Evropianin 2025

Kosova U17 vajzat triumfon ndaj Shqipërisë në raundin e parë të kualifikimeve për Evropianin 2025

Kombëtarja e Kosovës U-17 për vajza ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Europian 2025. Në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”, Dardanet U-17 triumfuan ndaj Shqipërisë, me rezultat 3:1. Pjesa e parë nisi e barabartë, me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme në mbrojtje. Kosova kaloi në avantazh

Besnik Batusha

Kombëtarja e Kosovës U-17 për vajza ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Europian 2025. Në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”, Dardanet U-17 triumfuan ndaj Shqipërisë, me rezultat 3:1.

Pjesa e parë nisi e barabartë, me të dyja skuadrat që u treguan të kujdesshme në mbrojtje. Kosova kaloi në avantazh me një penallti të saktë nga Statovci në minutën e 29-të, ndërsa Sinani shënoi golin e dytë për Kosovën në minutën e 41-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2 për Kosovën.

Në minutën e 77-të, Blerta Asllanaj shënoi golin e tretë për Dardabet, teksa Shqipëria arriti të shënojë në minutën e 88-të me golin e Luarit, por ky fik nuk ndikoi në epilogun e ndeshjes.

Të shtunën, Kosova do të luajë ndeshjen e dytë kundër Izraelit në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës

Sport Vendor

Prishtina fiton ndeshjen e mbetur ndaj Dritës dhe bëhet lidere