Zvicra kthehet në Ligën A si e para e Grupit B1

Ardon Jashari dhe Adrian Bajrami e kompletuan ndeshjen te Zvicra që mposhti 4:0 Skocinë në St. Gallen të hënën mbrëma.
Ardon Jashari dhe Adrian Bajrami e kompletuan ndeshjen te Zvicra që mposhti 4:0 Skocinë në St. Gallen të hënën mbrëma.
Zvicra e fitoi Grupin B1 me 16 pikë, ndërsa edicionin e ardhshëm do të paraqitet në Ligën A të Ligës së Kombeve.
Me autogolin e Lewis Ferguson në minutën e 22-të, Zvicra kaloi në epërsi, ndërsa nga një gol realizuan edhe Winsley Boteli, Alvyn Sanches dhe Zeki Amdouni.
Skocia përfundoi e treta me shtatë pikë, kurse Sllovenia e dyta me 11 pikë. Maqedonia e Veriut përfundoi e fundit pa pikë.
Sllovenët të hënën mposhtën Maqedoninë e Veriut me rezultat të thellë 3:0.
Danijel Shturm shënoi dy gola, ndërsa David Zec e realizoi një tjetër për fitoren e sllovenëve.
Zvicra po fiton ndaj Skocisë
Zvicra e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Skocisë falë autogolit të Leëis Ferguson në minutën e 22-të.
Në Grupin B1 të Ligës së Kombeve po ashtu po luhet edhe një ndeshje tjetër.
1:0 po fiton edhe Sllovenia ndaj Maqedonisë së Veriut.
Danijel Sturm në minutën e 29-të e shënoi golin për sllovenët.



