Sport Ndërkombëtar

Pique thotë se portieri Owono nuk e meritoi dënimin prej 12 ndeshjeve moslojë

Pique thotë se portieri Owono nuk e meritoi dënimin prej 12 ndeshjeve moslojë

Ky dënim iu dha Owonos për përplasjen që solli vdekjen e sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel

Gazeta Sport

Pronari i FC Andorra, Gerard Pique, ka thënë se portieri Jesus Owono nuk e ka merituar dënimin prej 12 ndeshjeve moslojë. Ky dënim iu dha Owonos për përplasjen që solli vdekjen e sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel.

Owono dhe Miguel u përplasën gjatë ndeshjes së kategorisë së dytë spanjolle, më 2 nëntor. De Miguel u dërgua në spital dhe vdiq një ditë më pas.

Komiteti Disiplinor i Federatës spanjolle e dënoi Owonon për sjellje të dhunshme, që çoi në lëndime të rënda.

“Lojtarët, ish-lojtarët, trajnerët, portierët, të gjithë e kanë vlerësuar aksident”, ka thënë Pique në një video të postuar në orët e vona të sëë hënës.

“Vërtet besoj se caktimi i dënimit maksimal ndaj Jesusit për veprimin e tij e vendos atë në situatë që nuk e meriton, pasi ai nuk mund të fajësohet për gjithë atë që ndodhi”, ka shtuar ish-futbollisti i njohur.

Pique ka theksuar se Owonos do t’i duhen dukshëm më tepër se 12 ndeshje që të kthehet në fushën e futbollit.

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Zvicra kthehet në Ligën A si e para e Grupit B1

Sport Ndërkombëtar

Gruda i shkëlqyer, gol e dy asistime në fitoren 5:0 të Gjermanisë ndaj Holandës

Sport Ndërkombëtar

UEFA del me kandidat për president të FIFA-s

Sport Ndërkombëtar

Pas 26 vjetësh me “Adidas”, Liga e Kampionëve bëhet me topin “Nike”