Sport Ndërkombëtar

Gruda i shkëlqyer, gol e dy asistime në fitoren 5:0 të Gjermanisë ndaj Holandës

Gruda i shkëlqyer, gol e dy asistime në fitoren 5:0 të Gjermanisë ndaj Holandës

Brajan Gruda e ka pritur gjatë Gjermaninë. Dhe menjëherë ka dëshmuar se është plotësisht i denjë për njërën prej përfaqësueseve më të mëdha të futbollit në botë.

Gazeta Sport

Brajan Gruda e ka pritur gjatë Gjermaninë. Dhe menjëherë ka dëshmuar se është plotësisht i denjë për njërën prej përfaqësueseve më të mëdha të futbollit në botë.

22-vjeçari shqiptar të hënën shkëlqeu në fitoren 5:0 të Gjermanisë ndaj Holandës, në kuadër të xhiros së fundit të Ligës së Kombeve. Sulmuesi i krahut, që po paraqitet në të djathtë, asistoi në dy gola dhe realizoi një tjetër. Pati paraqitje impresive dhe u përqafua gjatë nga selektori gjerman, Jurgen Klopp, kur la fushën në minutën e 82-të.

Gruda shënoi në debutim për Gjermaninë, tri ditë më parë ndaj Serbisë. Dhe të hënën mbrëma dëshmoi se mund të jetë prej yjeve të mëdha të Gjermanisë.

Gjermania e ka shkatërruar Holandën në ndeshjen në stadiumin e stërmbushur në Berlin.

Derry Scherhant e shënoi golin e parë në minutën e 41-të.

Për 2:0 realizoi Florian Wirtz në minutën e 60-të. Gruda asistoi për Nico Schlotterbeck që shënoi për 3:0 në minutën e 65-të. Asistim edhe më të bukur bëri në minutën e 71-të, kur Wirtz shënoi për 4:0. Dhe shqiptari realizoi për 5:0 në minutën e 77-të.

Tri ditë më parë Holanda fitoi 7:0 ndaj Greqisë. Por ndaj gjermanëve ishte pa gjasa. Gjermania e Kloppit nisi ngadalë në Ligën e Kombeve, por përfundoi furishëm.

Kalon në çerekfinale si e para e Grupit A2. Holanda po ashtu avancon në çerekfinale nga vendi i dytë.

Greqia mbetet jashtë çerekfinales, ndonëse pati kampanjë të suksesshme dhe mblodhi 11 pikë, sa edhe Gjermania e Holanda. Vendosi bilanci në ndeshjet e ndërsjella në mes të këtyre tri përfaqësueseve.

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Zvicra kthehet në Ligën A si e para e Grupit B1

Sport Ndërkombëtar

UEFA del me kandidat për president të FIFA-s

Sport Ndërkombëtar

Pas 26 vjetësh me “Adidas”, Liga e Kampionëve bëhet me topin “Nike”

Sport Ndërkombëtar

Nuk ndalet të kqijat për Bayern Munchen, lëndohet edhe një yll tjetër