Sport Vendor

Juventusi po e konsideron shitjen e Zhegrovës

Juventusi po e konsideron shitjen e Zhegrovës

Situata e Edon Zhegrovës te Juventusi po bëhet gjithnjë e më e komplikuar.

Gazeta Sport

Situata e Edon Zhegrovës te Juventusi po bëhet gjithnjë e më e komplikuar.

Sipas raportimeve të mediumit “TuttoJuve”, Juventusi po shqyrton mundësinë e largimit të Zhegrovës gjatë afatit kalimtar të janarit.

Juventusi raportohet se është i gatshëm ta lejojë largimin e Zhegrovës në rast të një oferte prej 10 deri në 15 milionë euro.

Afati kalimtar i janarit pritet të jetë vendimtar për të ardhmen e Zhegrovës, i cili mund të kërkojë një ambient ku do të kishte më shumë hapësirë për të luajtur.

Ditë më parë, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Luciano Spalletti, u shpreh i pakënaqur me paraqitjet e Zhegrovës deri më tani.

Është raportuar së fundi që skuadra e Beshiktashit ka shprehur interesim për Zhegrovën.

27-vjeçari Zhegrova ende nuk e ka luajtur asnjë ndeshje të këtij edicioni nga minuta e parë.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

“Dardanët” të përkushtuar për fitore ndaj Izraelit

Sport Vendor

Lutfi Dalipi viziton bashkëlojtarët te Kosova

Sport Vendor

Izraeli e respekton Kosovën, por synon fitore në “Fadil Vokrri”

Sport Vendor

MSR-ja premton investim prej mbi 12 milionë euro për stadiumin në Prizren