Sport Vendor

Kosova vazhdon përgatitjet, fokusi te taktikat e lojës

Kosova vazhdon përgatitjet, fokusi te taktikat e lojës

Kombëtarja Kosovës në futboll, të enjten, e ka zhvilluar seancën e parafundit përgatitore për ndeshjen kundër Izraelit.

Gazeta Sport

Të premten do ta ketë stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj izraelitëve të shtunën, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Ndeshja Kosovë – Izrael luhet nga ora 15:00 dhe i takon Grupit B3.

“Përzgjedhësi Franco Foda ka vazhduar punën me futbollistët, duke u fokusuar në aspektet taktike, organizimin e lojës dhe detajet që synojnë ta përgatisin sa më mirë ekipin për sfidën e ardhshme”, shkruan Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) të enjten.

Seanca e radhës përgatitore ishte e hapur për media vetëm 15 minutat e parë. Kështu ishte edhe në seancat e kaluara stërvitore. Më pas puna kishte vazhduar me dyer të mbyllura.

FFK-ja ka njoftuar se për shkak të shqetësimeve muskulore në stërvitjen e fundit mungoi futbollisti i krahut, Ermal Krasniqi.

“Pas ekzaminimeve mjekësore do të bëhet i ditur vlerësimi për gjendjen e tij”, shkruan FFK-ja.

Krasniqi është futbollisti i radhës që mund të mos jetë gati për ndeshjet ndaj Izraelit dhe kundër Irlandës në Dublin më 17 nëntor.

Më herët nga grumbullimi për shkak të lëndimit u lirua qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova.

Për shkak të lëndimit, “Dardanëve” i mungon edhe qendërmbrojtësi tjetër, Albian Hajdari.

Kosova është e dyta me pesë pikë, ndërsa Izraeli në vendin e fundit me dy pikë.

20 KombëtaretAnalisti kosovar

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Lutfi Dalipi e ka zgjedhur Kosovën, ai do të jetë në "Fadil Vokrri" të shtunën

Sport Vendor

Gjilani po ngjitet, fitoi dramën ndaj Malishevës

Sport Vendor

Llapi reagon ndaj gjyqtarëve: Tri ndeshje, tre gola të anuluar

Sport Vendor

FFK-ja del me konstatim për rezultatet e Kosovës