Mane do të largohet nga Al-Nassri

Sadio Mane pritet të largohet nga Al-Nassri në fund të këtij edicioni, pasi klubi nga Arabia Saudite nuk është i interesuar për vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin senegalez.
Sadio Mane pritet të largohet nga Al-Nassri në fund të këtij edicioni, pasi klubi nga Arabia Saudite nuk është i interesuar për vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin senegalez.
Sulmuesi senegalez ishte i gatshëm të pranonte një ulje të konsiderueshme të pagës për të qëndruar edhe një sezon tek Al-Nassri, por drejtuesit e klubit nga Arabia Saudite kanë refuzuar propozimin.
Menaxheri i Manes kishte propozuar vazhdimin e kontratës edhe për një vit, ndërsa Mane ishte pajtuar të hiqte dorë nga 60 për qind e pagës së tij aktuale.
Megjithatë, ky propozim nuk ka mjaftuar për të bindur drejtuesit e Al-Nassrit, të cilët kanë refuzuar vazhdimin e kontratës.
Ndërkohë, sipas raportimeve, ndryshime të tjera mund të ndodhin tek Al-Nassri në fund të edicionit, ku në mesin e emrave që lidhen me një largim të mundshëm përmenden edhe Cristiano Ronaldo dhe Joao Felix.
34-vjeçari pjesë e Al-Nassrit është nga viti 2023 kur u transferua nga Bayern Muncheni për 30 milionë euro.
Ish-futbollisti i njohur i Liverpoolit me Al-Nassrin ka 144 ndeshje të luajtura, derisa ka kontribuar me 54 gola dhe 43 asistime.



