Sport Ndërkombëtar

Pas 26 vjetësh me “Adidas”, Liga e Kampionëve bëhet me topin “Nike”

Pas 26 vjetësh me “Adidas”, Liga e Kampionëve bëhet me topin “Nike”

“Nike” po kthehet në Ligën e Kampionëve duke ofruar topin zyrtar në vitin 2027, pas 26 vjetësh me “Adidas”.

Gazeta Sport

“Nike” po kthehet në Ligën e Kampionëve duke ofruar topin zyrtar në vitin 2027, pas 26 vjetësh me “Adidas”.

Këtë e bëri të ditur Konfederata Evropiane e Futbollit të hënën, duke konfirmuar një marrëveshje katërvjeçare për të gjitha garat e UEFA-s për klube të futbollit.

“Nike” hyri në prill në bisedime ekskluzive me agjencinë që merret me të gjitha marrëveshjet tregtare për garat e klubeve të UEFA-s, që është një degë e “Relevent”, kompanisë me seli në SHBA.

“Relevent” u caktua vitin e kaluar nga sipërmarrja e përbashkët tregtare midis UEFA-s dhe grupit gjithnjë e më me ndikim të Klubeve Evropiane të Futbollit. Kjo ka bërë që marrëveshjet e gjata të sponsorizimit të përfundojnë.Të ardhurat totale nga transmetimet dhe sponsorët për garat e klubeve të meshkujve të UEFA-s parashikohet të rriten mbi 5 miliardë euro, duke filluar nga edicioni i ardhshëm.

Dizajni i yllit të topit të Ligës së Kampionëve, që është që nga viti 2001, do të përdoret për herë të fundit në finalen e këtij edicioni, që zhvillohet më 5 qershor në Madrid.

“Nike” më parë ka ofruar topin e Ligës së Kampionëve nga viti 1997 deri në vitin 2001.

“Relevent” u bashkëthemelua nga pronari i Miami Dolphins, Stephen Ross. Kjo kompani ka marrëveshje afatgjatë me UEFA-n për të tregtuar të drejtat komerciale të ekipeve përfaqësuese.

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

UEFA del me kandidat për president të FIFA-s

Sport Ndërkombëtar

Nuk ndalet të kqijat për Bayern Munchen, lëndohet edhe një yll tjetër

Sport Ndërkombëtar

Ancelotti i përgjigjet Romarios: Flet shumë, por…

Sport Ndërkombëtar

Lukaku pensionohet nga Belgjika