Sport Ndërkombëtar

Portugalia deklasohet në ndeshjen e parë pas pensionimit të Ronaldos

Portugalia deklasohet në ndeshjen e parë pas pensionimit të Ronaldos

Portugalia ka pësuar humbje të rëndë në shtëpi, duke u mposhtur 4:1 nga Danimarka në Ligën A të Ligës së Kombeve.

Gazeta Sport

Ishte ndeshja e parë e portugezëve prej kur kapiteni legjendar i kësaj kombëtare, Cristiano Ronaldo, e njoftoi pensionimin.

Ronaldo u nderua në fillim të ndeshjes. Të gjithë lojtarët dolën në fushë me fanella me numrin 7.

Sa i përket fushës, ishte ndeshja për t’u harruar për Portugalinë.

Pierre Hojbjerg e hapi serinë e golave për danezët në minutën e 43-të kur shënoi nga penalltia.

Më pas Rasmus Hojlund realizoi dy gola në minutat 50’ e 47’.

Për 4:0 u përkujdes mbrojtësi Joachim Andersen në minutnë e 75-të.

Golin e nderit për vendasit e shënoi Bernardo Silva në minutat shtesë.

Portugalia vazhdon të jetë e para e grupit me 12 pikë. I duhet vetëm barazimi në ndeshjen e fundit ndaj Uellsit për ruajtur këtë pozitë.

Danimarka e dyta ka nëntë pikë, tri më shumë se Norvegjia me të cilën e luan ndeshjen e fundit.

Dy vendet e para kualifikohen për në plejof të Ligës së Kombeve.

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Austria ngjitet në Ligën A, Kosova e Irlanda luftojnë për vendin e dytë

Sport Ndërkombëtar

Mane do të largohet nga Al-Nassri

Sport Ndërkombëtar

Gruda shënon në Beograd, Gjermania fiton ndaj Serbisë

Sport Ndërkombëtar

Holanda e “shkatërron” Greqinë, fiton 7:0