Ancelotti i përgjigjet Romarios: Flet shumë, por…

Carlo Ancelotti nuk ka qëndruar i heshtur pas kritikave të ashpra të Romarios, i cili e kërkoi publikisht shkarkimin e trajnerit italian nga drejtimi i Brazilit.
Carlo Ancelotti nuk ka qëndruar i heshtur pas kritikave të ashpra të Romarios, i cili e kërkoi publikisht shkarkimin e trajnerit italian nga drejtimi i Brazilit.
Pas humbjes 3:2 nga Japonia, legjenda braziliane kishte deklaruar se Ancelotti nuk është në nivelin e duhur për ta drejtuar kombëtaren dhe i kishte kërkuar Federatës Braziliane që ta largonte menjëherë.
Në konferencën për shtyp para miqësores me Singaporin, Ancelotti iu përgjigj drejtpërdrejt ish-sulmuesit.
“Romario e shpreh një opinion, sikurse të gjithë të tjerët, dhe kjo është e drejta e tij. Mund të thotë gënjeshtra, të vërteta apo marrëzira. E vërteta është se Romario flet shumë, por kjo është e drejta e tij”, deklaroi italiani.
Trajneri pranoi gjithashtu se puna e tij në krye të Brazilit ende nuk është në nivelin e dëshiruar.
“Duhet të bëj më shumë dhe do ta bëj. Më pëlqen të jem këtu, më pëlqen të drejtoj kombëtaren dhe duhet të përmirësohem, në mënyrë që Brazili të rikthehet konkurrues”, theksoi Ancelotti.
Ai foli edhe për Raphinhan, i cili u përjashtua në fund të ndeshjes me Japoninë.
Sulmuesi i Barcelonës, pavarësisht kartonit të kuq dhe pezullimit për sfidën e radhës, kërkoi të qëndronte me grupin.
“Ai vetë kërkoi të qëndronte me ekipin, pavarësisht përjashtimit. Ka treguar shumë dashuri për kombëtaren dhe ky është një sinjal i rëndësishëm”, vlerësoi Ancelotti.



