Sport Ndërkombëtar

Lukaku pensionohet nga Belgjika

Lukaku pensionohet nga Belgjika

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku, ka njoftuar pensionimin nga futbolli ndërkombëtar

Gazeta Sport

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku, ka njoftuar pensionimin nga futbolli ndërkombëtar.

33-vjeçari i jep fund aventurës me Përfaqësuesen e Belgjikës si golashënuesi më i mirë në historinë e saj.

Vendimin e tij, sulmuesi i Fenerbahçes e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku falënderoi bashkëlojtarët, trajnerët dhe tifozët për mbështetjen gjatë gjithë kësaj periudhe.

“Gjatë këtyre 16 vjetëve i kam dhënë gjithçka Kombëtares. Kam përjetuar çdo emocion të mundshëm. Kam luajtur me bashkëlojtarë të jashtëzakonshëm, për të cilët do të jem gjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Lukaku.

Lukaku debutoi me Belgjikën më 3 mars të vitit 2010, ndërsa gjatë 135 paraqitjeve realizoi 94 gola dhe regjistroi 20 asistime.

Lukaku ka një karrierë të pasur, gjatë së cilës ka luajtur për klube të njohura si Chelsea, Everton, Manchester United, Inter, Roma dhe Napoli.

Ndërkohë, te Fenerbahçe u transferua më 12 gusht, duke nënshkruar kontratë me gjigantin turk deri në verën e vitit të ardhshëm.

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Nuk ndalet të kqijat për Bayern Munchen, lëndohet edhe një yll tjetër

Sport Ndërkombëtar

Ancelotti i përgjigjet Romarios: Flet shumë, por…

Sport Ndërkombëtar

Portugalia deklasohet në ndeshjen e parë pas pensionimit të Ronaldos

Sport Ndërkombëtar

Austria ngjitet në Ligën A, Kosova e Irlanda luftojnë për vendin e dytë