Sport Vendor

Ballkani fiton pa telashe ndaj Trepçës ‘89

Ballkani fiton pa telashe ndaj Trepçës ‘89

Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 12 të Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani, të enjten në shtëpi e mposhti skuadrën e Trepçës ’89, me rezultatin 2:0. Të dy golat, skuadra nga Suhareka i shënoi në pjesën e dytë, pasi pjesa e parë u mbyll pa gola. Fillimisht, Ermal Krasniqi

Besnik Batusha

Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 12 të Superligës së Kosovës në futboll. Ballkani, të enjten në shtëpi e mposhti skuadrën e Trepçës ’89, me rezultatin 2:0. Të dy golat, skuadra nga Suhareka i shënoi në pjesën e dytë, pasi pjesa e parë u mbyll pa gola. Fillimisht, Ermal Krasniqi (48’) shënoi golin e epërsisë, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Albion Rrahmani (75’).

Rrahmani shënoi nga penalltia, të cilën e shkaktoi mbrojtësi Madi Fatty që debutoi në këtë takim te 89-shi. Me këtë fitore, Ballkani forcohet në pozitën e dytë në tabelë me 25 pikë të mbledhura, dy më pak se Drita që është lidere dhe ka dy ndeshje më shumë të luajtura.

BallkaniTrepça

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Kurti përgëzon futbollistët për lojën kundër Izraelit: Mund të fitonim nëse s’ndëshkoheshim me të kuq, por koha s’kthehet prapa

Sport Vendor

Selektori i Izraelit: Barazimi ishte rezultat real

Sport Vendor

Presidentja Shiroka Pula në stadium për ndeshjen Kosovë – Izrael, ky ishte mesazhi i saj për “Dardanët”

Sport Vendor

Vojvoda i dëshpëruar për barazimin ndaj Izraelit