Sport Vendor

Ballkani si Barcelona, shifrat ndaj Clujit në Rumani janë të jashtëzakonshme

Ballkani si Barcelona, shifrat ndaj Clujit në Rumani janë të jashtëzakonshme

Ballkani ka përmbyllur sot pjesëmarrjen historike në grupet e Conference Leagues. Kampionët e Kosovës janë mposhtur minimalisht 1-0 nga CFR Cluj-i, por statistikat që vijnë nga Rumania janë të jashtëzakonshme. Ballkani i Ilir Dajës e mbyll ndeshjen me statistika si të Barcelonës. Suharekasit kanë dominuar ndeshjen, teksa kanë pasur kontrollin e topit për 74% të

Besnik Batusha

Ballkani ka përmbyllur sot pjesëmarrjen historike në grupet e Conference Leagues. Kampionët e Kosovës janë mposhtur minimalisht 1-0 nga CFR Cluj-i, por statistikat që vijnë nga Rumania janë të jashtëzakonshme.

Ballkani i Ilir Dajës e mbyll ndeshjen me statistika si të Barcelonës.

Suharekasit kanë dominuar ndeshjen, teksa kanë pasur kontrollin e topit për 74% të kohës, krahasuar me 26% mbajtje të topit nga kundërshtari.

Gjithashtu, ekipi ka provuar 10 herë golin, ndër të cilat tre goditje kanë qenë në kuadrat. Ballkani e mbyll grupin në vendin e 4-t me 4 pikë të grumbulluara, ndërsa Cluj kalon në fazën me eliminim direkt, pasi renditet e 2-ta me 10 pikë në total.

Ballkani Ilir DajaCluji

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Kurti përgëzon futbollistët për lojën kundër Izraelit: Mund të fitonim nëse s’ndëshkoheshim me të kuq, por koha s’kthehet prapa

Sport Vendor

Selektori i Izraelit: Barazimi ishte rezultat real

Sport Vendor

Presidentja Shiroka Pula në stadium për ndeshjen Kosovë – Izrael, ky ishte mesazhi i saj për “Dardanët”

Sport Vendor

Vojvoda i dëshpëruar për barazimin ndaj Izraelit