Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Baton Zabërgja ftohet nga Kosova
    Ballina-1

    Baton Zabërgja ftohet nga Kosova

    08/11/2024 23:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i Dinamos së Tiranës, Baton Zabërgja, është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës në futboll për ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve. Lajmin e ka bërë të ditur të premten në mbrëmje skuadra e Dinamos së Tiranës. 

    “Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve në datat 15 dhe 18 Nëntor, përkatësisht kundër Rumanisë dhe Lituanisë. Sulmuesi ynë do të jetë pjesë e listës së përzgjedhur nga trajneri Franco Foda për këto dy ndeshje”, ka shkruar Dinamo e Tiranës në rrjetet sociale.

    Për Zabërgjën kjo është hera e parë që ftohet te Kosova. Më herët ka luajtur edhe për Përfaqësuesen U21 të Kosovës. 

    Zabërgja është pjesë e Dinamos së Tiranës nga viti 2023. Ai u transferua si futbollist i lirë nga Gjilani. 

    Këtë edicion në Superioren e Shqipërisë në 12 ndeshje të luajtura ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime.

    TË LIDHURA

    Ovouka e vlerëson Celjen

    18/02/2026 20:58

    Drita synon fitore ndaj Celjes në “Fadil Vokrri”

    18/02/2026 20:57

    Ramadani: Të jemi të bashkuar, suksesi mund të vijë

    18/02/2026 20:55

    Goditje për Kosovën e Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

    18/02/2026 14:26
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.