Sport Ndërkombëtar

Derbin e Londrës e fiton Arsenali

Derbin e Londrës e fiton Arsenali

Derbin e Londrës e ka fituar Arsenali, që të mërkurën mbrëma e mposhti Tottenhamin, me rikthim të rezultatit. Arsenali fitoi 2:1 në shtëpi në ndeshjen e xhiros së 21-të të Premier Leagues, ndërsa në minutën e 25-të ishte në disavantazh. Heung-min Son i Tottenhamit realizoi bukur. Por ishin autogoli i Dominic Solankes dhe shënimi i

Besnik Batusha

Derbin e Londrës e ka fituar Arsenali, që të mërkurën mbrëma e mposhti Tottenhamin, me rikthim të rezultatit. 

Arsenali fitoi 2:1 në shtëpi në ndeshjen e xhiros së 21-të të Premier Leagues, ndërsa në minutën e 25-të ishte në disavantazh. 

Heung-min Son i Tottenhamit realizoi bukur. 

Por ishin autogoli i Dominic Solankes dhe shënimi i Leandro Trossardit, që i mjaftuan Arsenalit t’i fitojë pikët e plota nga ky ballafaqim. 

Arsenali në pozitën e dytë tani ka 43 pikë, katër më pak se Liverpooli që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar. 

Tottenhami në krizë të rezultateve ka 24 pikë në vendin e 13-të.

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Pique thotë se portieri Owono nuk e meritoi dënimin prej 12 ndeshjeve moslojë

Sport Ndërkombëtar

Zvicra kthehet në Ligën A si e para e Grupit B1

Sport Ndërkombëtar

Gruda i shkëlqyer, gol e dy asistime në fitoren 5:0 të Gjermanisë ndaj Holandës

Sport Ndërkombëtar

UEFA del me kandidat për president të FIFA-s