Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E dhimbshme: Ndërron jetë ish-futbollisti kosovar që kishte marrë ftesë nga Shqipëria
    Ballina-2

    E dhimbshme: Ndërron jetë ish-futbollisti kosovar që kishte marrë ftesë nga Shqipëria

    11/10/2022 14:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Fussball, Regionalliga Süd, Kickers Offenbach vs. SpVgg Elversberg, Suat Türker (O, re), Afrim Kuci (E, li) Football third division South Kickers Offenbach vs Spvgg Elversberg Suat Türker o right Afrim Kuci E left

    Futbolli shqiptar është në zi sot.

    Afrim Kuçi, ish-futbollist nga Kosova ka ndërruar jetë në Gjermani.

    I ndjeri dikur ishte një futbollist i talentuar, duke e nisur karrierën në Kosovë me juniorët e Trepçës së Mitrovicës dhe më pas me ekipin e Rudarit të Stan Tërgut.

    Në Evropë ai luajti në Ligën e dytë suedeze (Modo FF), në Ligën e parë të Polonisë (Wisla Krakow) dhe pastaj në Gjermani, në Ligën e tretë, Regionalliga, për SF Siegen.

    Fussball, Regionalliga Süd, Kickers Offenbach vs. SpVgg Elversberg, Suat Türker (O, re), Afrim Kuci (E, li) Football third division South Kickers Offenbach vs Spvgg Elversberg Suat Türker o right Afrim Kuci E left

    Pastaj kaloi në Eintracht Braunschweig, ku pësoi një atak dhe prej atëherë pa dëshirë u nda nga futbolli gjysëmprofesinal, për ta mbyllë karrierën në 1. FC Eschborn, afër Frankfurtit, shkruan grupi “Futbolli Shqiptar Në Gjermani”, i cili e dha lajmin e hidhur për vdekjen e ish-futbollistit kosovar.

    Është futbollisti i parë nga Kosova (pas portierit Arjan Beqaj) që e mori ftesën nga selektori i atëhershëm Astrit Hafizi, për të luajtur  për Kombëtaren shqiptare dhe pak ditë para ndeshjes kundër Qipros kishin lindur disa probleme të cilat atë e kishin jashtë Kombëtares Kuqezi, e cila po bëhej një ëndërr e realizuar për të.

    “Lajmi për vdekjen e Afrim Kuçit, njërit prej sportistëve shqiptarë në Gjermani solli dhembje të madhe tek komuniteti sportiv e sportdashës në Gjermani, Kosovë e më gjerë. Ndarja nga jeta e një ish-futbollisti, një njeriu të çmuar që krijoi rrjet të gjerë të shoqërisë në Gjermani është një humbje e madhe për familjen, shoqërinë dhe futbollin shqiptar. U prehtë në paqe miku ynë, Afrim Kuçi. Ngushëllime familjes, të afërme dhe miqve të tij të shumë”, shkruan tutje grupi “Futbolli Shqiptar Në Gjermani”. /Gazeta Express/

    TË LIDHURA

    Zyrtare: Carlo Ancelotti është trajner i ri i Brazilit

    12/05/2025 16:27

    Mediat zvicerane: Si u bë Xherdan Shaqiri “Mesia i Baselit” pas zhgënjimit në Evropian

    12/05/2025 13:14

    Shkëlqeu përballë Llapit, Mevlan Zeka shpallet ‘Ylli i Javës’

    12/05/2025 13:03

    Napoli gabon në shtëpi ndaj Genoas, mbetet lider – por nuk ka më vend për gabime  

    11/05/2025 22:58
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.