Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    E pazakontë: 2 milionë nënshkrime për ta përjashtuar Haaland nga Anglia, e akuzojnë si robot
    Ballina-2

    E pazakontë: 2 milionë nënshkrime për ta përjashtuar Haaland nga Anglia, e akuzojnë si robot

    07/10/2022 19:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ajo që Erling Haaland bërë në një kohë të shkurtër në Premier League dhe në botën e futbollit është vërtet e mahnitshme. Që kur mbërriti te skuadra e Pep Guardiolës ai nuk ka reshtur së shënuari gola dhe e tashmja e tij emocionon fansat e tij, por i frikëson rivalët.

    Aq sa në Angli po bëhet një kërkesë që norvegjezi të ‘deportohet’ dhe të mos vazhdojë të luajë në Premierligë. Që nga ardhja e tij te City, ai ka shënuar 19 gola në 12 ndeshje, duke përfshirë 3 asistime. Dhe kjo nuk është e gjitha, ai tashmë ka shënuar tre hat-trick, gjë që është befasuese duke pasur parasysh sa pak kohë ka luajtur.

    Dy milionë nënshkrime

    Në faqen e internetit Change.org , tifozët anglezë kërkuan që qeveria britanike të deportonte Haaland në mënyrë që ai të mos mund të luante më në Premier League.

    Arsyeja është se ata e akuzojnë sulmuesin 22-vjeçar si robot. Po, një robot! Dhe gjëja qesharake është se tashmë janë mbledhur gati dy milionë nënshkrime. Nga ana tjetër, Parlamenti britanik, pas 100 mijë nënshkrimeve, debaton në një seancë peticionet që arrijnë këtë numër, ndaj do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë me këtë veprim të pazakontë.

    Një milion euro në javë

    Dhe pikërisht sipas Daily Mail, ai përveç pagës, ka edhe një bonus për gol të shënuar në kontratën e tij me City. E gjithë kjo ka bërë që të ardhurat e tyre të arrijnë në rreth një milion euro në javë.

    Nëse ky progres vazhdon, Haaland mund ta mbyllë vitin me të ardhura afër 50 milionë për sezon, çka do ta bënte atë futbollistin më të paguar në Premierligë. /Albeu.com

    TË LIDHURA

    Cristiano Ronaldo ftohet nga Portugalia për ndeshjet e qershorit

    20/05/2025 22:18

    Kololli, më i miri i javës në Zvicër

    20/05/2025 22:11

    Trajneri i Rubin Kazanit flet për të ardhmen e Mirlind Dakut

    20/05/2025 21:49

    MKRS njofton për stadiumin e Gjilanit: Punimet do të përfundojnë brenda 24 muajve, vlera është rreth 13 milionë euro

    20/05/2025 18:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.