Sport Ndërkombëtar

Elche dhe Mallorca ndajnë pikët, Vedat Muriqi shënoi dhe mori një karton të kuq

Elche dhe Mallorca ndajnë pikët, Vedat Muriqi shënoi dhe mori një karton të kuq

Elche dhe Mallorca kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në La Liga. Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Manuel Martinez Valero” përfundoi me rezultatin 1:1. Vedat Muriqi shënoi gol në këtë përballje – por edhe u përjashtua me karton të kuq. Sulmuesi kosovar fillimisht e humbi një penallti në minutën

Besnik Batusha

Elche dhe Mallorca kanë ndarë pikët në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në La Liga.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Manuel Martinez Valero” përfundoi me rezultatin 1:1.

Vedat Muriqi shënoi gol në këtë përballje – por edhe u përjashtua me karton të kuq.

Sulmuesi kosovar fillimisht e humbi një penallti në minutën e 12-të, por shënoi në penalltinë e dytë, të cilën e ekzekutoi në minutën e 71-të.

14 minuta pas golit të shënuar, Muriqi u përjashtua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj lojtarit kundërshtar. Pas rishikimit me VAR, sulmuesi shtatlartë mori të kuqin.

Ezequiel Ponce shënoi golin për vendasit, në minutën e 15-të. Vlen të theksohet se Elche luajti me një lojtar më pak nga minuta e 61-të, pasi me karton të kuq u përjashtua Lucas Boye.

Mallorca pas këtij barazimi ka 12 pikë dhe renditet në pozitën e nëntë në tabelë, kurse Elche mbetet e fundit (20) me vetëm dy pikë. 

ElcheMallorcaMuriqi

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Pique thotë se portieri Owono nuk e meritoi dënimin prej 12 ndeshjeve moslojë

Sport Ndërkombëtar

Zvicra kthehet në Ligën A si e para e Grupit B1

Sport Ndërkombëtar

Gruda i shkëlqyer, gol e dy asistime në fitoren 5:0 të Gjermanisë ndaj Holandës

Sport Ndërkombëtar

UEFA del me kandidat për president të FIFA-s