Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Emir Sahiti, titullar në triumfin e Hajdukut
    Futboll ndërkombëtar

    Emir Sahiti, titullar në triumfin e Hajdukut

    26/10/2022 18:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Emir Sahiti ka qenë titullar në fitoren e Hajdukut të Splitit kundër Goricës me rezultatin 3:1.

    Ky ishte duel i mbetur i xhiros së katërt të elitës së futbollit të Kroacisë dhe u zhvillua të mërkurën në stadiumin “Poljud” në Split.

    Sahiti ka pasur paraqitje shumë të mirë, pavarësisht që nuk ka realizuar.

    Ai është ndëshkuar me karton të verdhë dhe ka luajtur deri në minutën e 79-të.

    Këtë sezon, sulmuesi i Kosovës ka një gol dhe një asistim në kampionatin kroat.

    Me 30 pikë, Hajduku është në vendin e dytë. Ka pesë pikë më pak se lideri Dinamo Zagreb, por Dinamo ka një ndeshje më pak të luajtur. Gorica është e fundit me gjashtë pikë.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.