Sport Ndërkombëtar

Galatasaray i bën gati 5.5 milionë euro për Rashicën

Galatasaray i bën gati 5.5 milionë euro për Rashicën

Galatasaray ka vendosur përfundimisht ta blejë kartonin e Milot Rashicës. Klubi turk është mjaft i kënaqur me paraqitjet e futbollistit kosovar, të cilin e ka huazuar për një vit nga Norwich City. Klubi nga Stambolli është i gatshëm t’i paguajë 5.5 milionë euro për vushtrriasin Milot Rashica e ka mahnitur Galatasarayn me paraqitjet e tij

Besnik Batusha

Galatasaray ka vendosur përfundimisht ta blejë kartonin e Milot Rashicës. Klubi turk është mjaft i kënaqur me paraqitjet e futbollistit kosovar, të cilin e ka huazuar për një vit nga Norwich City. Klubi nga Stambolli është i gatshëm t’i paguajë 5.5 milionë euro për vushtrriasin

Milot Rashica e ka mahnitur Galatasarayn me paraqitjet e tij të fundit.

Ylli kosovar po shkëlqen së fundmi në fanellën e ekipit turk pas fillimit të vështirë të eksperiencës në Stamboll.

26 vjeçari i ka zhvilluar 7 ndeshje me skuadrën Verdhekuqe duke i realizuar dy gola dhe duke e bërë një asisitm.

E këto statistika kanë bërë që drejtuesit e klubit turk të vihen në lëvizje.

Aktualisht, vushtrriasi është i huazuar në klubin e Superligës turke.

Mirëpo, krerët e këtij klubi e kanë ndërmend të trokasin në dyert e Norwichit, i cili e mban kartonin e tij.

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Pique thotë se portieri Owono nuk e meritoi dënimin prej 12 ndeshjeve moslojë

Sport Ndërkombëtar

Zvicra kthehet në Ligën A si e para e Grupit B1

Sport Ndërkombëtar

Gruda i shkëlqyer, gol e dy asistime në fitoren 5:0 të Gjermanisë ndaj Holandës

Sport Ndërkombëtar

UEFA del me kandidat për president të FIFA-s