Sport Vendor

Ilir Daja: Slavia një ekip shumë i fortë, këtë lojë mund ta bëjnë veç djemtë e Ballkanit

Ilir Daja: Slavia një ekip shumë i fortë, këtë lojë mund ta bëjnë veç djemtë e Ballkanit

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka folur pas humbjes që ekipi i tij pësoi nga Slavia Praga. Ai tha se asgjë nuk ishte jashtë planit, por sipas tij, të luash në formën që luajti Ballkanit sonte, vetëm lojtarët e këtij ekipi mund ta bëjnë. “Një pjesë vijnë nga dëmtimet dhe një pjesë që nuk ishin

Besnik Batusha

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja,  ka folur pas humbjes që ekipi i tij pësoi nga Slavia Praga.

Ai tha se asgjë nuk ishte jashtë planit, por sipas tij, të luash në formën që luajti Ballkanit sonte, vetëm lojtarët e këtij ekipi mund ta bëjnë.

“Një pjesë vijnë nga dëmtimet dhe një pjesë që nuk ishin fare të gatshëm për lojë, mendoj se e gjithë merita u shkon këtyre dhe pa sakrificën e tyre nuk do të kishim këto paraqitje sepse përballë kishim një ekip shumë të fortë”, është shprehur Daja.

Tutje, ai krahasoi edhe anën financiare në mes klubeve, ku tha se Ballkani ka një vlerë prej 4.3 milionë euro ndërsa Slavia Praga 53 milionë euro, duke bërë kështu diferencën edhe në cilësi.

Kujtojmë se sonte Ballkani u mposht nga Slavia Praga, kështu duke i dhënë fund ëndrrës për t’u kualifikuar në një rund tjetër në Conference League.

BallkaniIlir DajaSlavia

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Kurti përgëzon futbollistët për lojën kundër Izraelit: Mund të fitonim nëse s’ndëshkoheshim me të kuq, por koha s’kthehet prapa

Sport Vendor

Selektori i Izraelit: Barazimi ishte rezultat real

Sport Vendor

Presidentja Shiroka Pula në stadium për ndeshjen Kosovë – Izrael, ky ishte mesazhi i saj për “Dardanët”

Sport Vendor

Vojvoda i dëshpëruar për barazimin ndaj Izraelit