Sport Ndërkombëtar

Inter mposht Sassuolon

Inter mposht Sassuolon

Inter ka arritur të marrë tre pikët ditën e sotmë ndaj Sassuolos. Zikaltërit nuk e kanë patur të thjeshtë ndaj tyre, ku edhe rezultati 1-2 e tregon më së miri këtë gjë. Pas një pjese të parë me pak raste, Inter arrin të kalojë në avantazh në minutën e 44-të me anë të Dzekos, pas

Besnik Batusha

Inter ka arritur të marrë tre pikët ditën e sotmë ndaj Sassuolos.

Zikaltërit nuk e kanë patur të thjeshtë ndaj tyre, ku edhe rezultati 1-2 e tregon më së miri këtë gjë. Pas një pjese të parë me pak raste, Inter arrin të kalojë në avantazh në minutën e 44-të me anë të Dzekos, pas një goditje këndi të realizuar nga Asllani, ku më pas topi përfundoi te Dumfries i cili asistoi për Dzekon.

Pjesa e dytë nisi me një zëvendësim të Asllanit dhe në vendin e tij u fut Mkhitaryan. Frattesi barazoi zikaltërit në minutën e 60-të pas një aksioni tepër të bukur.

Në minutën e 75-të, Mkhytarian dërgon një top të bukur drejt zonës ku boshnjaku Dzeko shënoi përsëri duke kaluar zikaltërit në avantazh edhe njëherë.

Ndeshja ishte e barabartë, por Inter është ai që merr tre pikët duke mposhtur kështu macen e zezë, Sassulon.

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Pique thotë se portieri Owono nuk e meritoi dënimin prej 12 ndeshjeve moslojë

Sport Ndërkombëtar

Zvicra kthehet në Ligën A si e para e Grupit B1

Sport Ndërkombëtar

Gruda i shkëlqyer, gol e dy asistime në fitoren 5:0 të Gjermanisë ndaj Holandës

Sport Ndërkombëtar

UEFA del me kandidat për president të FIFA-s