Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Jashari kërkohet nga gjashtë klube të Bundesligës
    Futboll ndërkombëtar

    Jashari kërkohet nga gjashtë klube të Bundesligës

    05/10/2022 18:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mesfushori i Luzernit, Ardon Jashari që po vlerësohet yll i ri i Superligës së Zvicrës, po kërkohet me ngulm në Gjermani.

    “Sky Sports Germany” ka raportuar të mërkurën se të paktën gjashtë skuadra të Bundesligës kanë shprehur interesim për transferimin e Jasharit.

    Prej gjashtë skuadrave, thuhet se dy janë të mëdha dhe nuk përjashtohet mundësia që në fund të sezonit aktual, Jashari të bëjë një lëvizje të madhe në karrierë. Po ashtu, thuhet se Jasharit nuk i mungojnë ofertat as nga Italia e Spanja.

    20-vjeçari në fillim të këtij viti u promovua në ekipin e parë të Luzernit dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2026.

     Këtë edicion, ai ka dy asistime në nëntë paraqitje në të gjitha garat.

    Po ashtu, Jashari muajin e shkuar ka debutuar edhe me Përfaqësuesen A të Zvicrës.

    TË LIDHURA

    Reali fiton derbin e klubeve evropiane ndaj Juventusit dhe kalon në çerekfinale

    01/07/2025 23:08

    Nuk jep fitues miqësorja e dytë ndërmjet Kosovës dhe Estonisë

    01/07/2025 21:06

    Amir Rrahmani: 70 milionë njerëz e kanë ndjekur live festën e Napolit, me flamurin e Kosovës

    01/07/2025 19:22

    Shaqiri është gati për ta udhëhequr Baselin drejt sukseseve të reja

    01/07/2025 18:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.