Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Leao kërkon 7 milionë €? I meriton! Milan, s’e kuptoj çfarë pret për të rinovuar”
    Ballina-2

    “Leao kërkon 7 milionë €? I meriton! Milan, s’e kuptoj çfarë pret për të rinovuar”

    05/10/2022 18:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Rinovimi me Rafael Leaon mban në ankth tifozët e Milanit. Ylli portugez ka kontratë me kampionët e Italisë deri në verën e vitit 2024, por akordi i ri nuk duhet vonuar, pasi klube si Chelsea apo Manchester City janë gati t’i plotësojnë çdo dëshirë lojtarit më të mirë të sezonit të fundit në Itali.

    23-vjeçari përfiton aktualisht vetëm 1.5 milionë euro në sezon, drejtuesit e kuqezinjve do t’i rrisin ndjeshëm pagën në kontratën e re, por marrëveshja finale nuk po arrihet. Sulmuesi i majtë kërkon 7 milionë euro në sezon për të firmosur zgjatjen e bashkëpunimit me klubin e njohur.

    Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli i ka idetë e qartë në lidhje me këtë çështje dhe fton drejtuesit e Milanit që t’i plotësojnë menjëherë kërkesat e futbollistit.

    “Leao kërkon 7 milionë euro në vit për të rinovuar? Ai i meriton plotësisht këto para. Milani do të bënte një pazar të mirë nëse zgjat kontratën e portugezit me këto shifra.

    Nëse kërkesa e lojtarit është kjo shumë, drejtuesit e Milanit duhet të firmosin menjëherë me të, pasi ai është një futbollist vendimtar për skuadrën”, deklaroi Ravanelli, i cili shënoi golin e vetëm të Juventusit në triumfin e fundit në Champions League (1996).

    TË LIDHURA

    Yamal, ylli i mbrëmjes në fitoren dramatike të Spanjës 5:4 ndaj Francës

    05/06/2025 22:59

    “Arena Kombëtare” merr sërish emrin “Air Albania”

    05/06/2025 21:49

    “Heshti Beogradin 38 vite më parë”, legjenda vlonjate, Sokol Kushta: Silvinjo nuk ua di hallin kosovarëve!

    05/06/2025 21:04

    Interi zgjedh një ish-lojtar për trajner të ri

    05/06/2025 20:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.