Sport Vendor

Llapi pret Dritën në ‘Zahir Pajaziti’, interesant edhe dueli tjetër në Gjilan

Llapi pret Dritën në ‘Zahir Pajaziti’, interesant edhe dueli tjetër në Gjilan

Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 14-të, ku dy të tjera janë në program për tu zhvilluar sot. Në fakt ishte paraparë që të luhet edhe derbi mes Ballkanit dhe Prishtinës, por në fund FFK e shtyu atë për një kohë të papërcaktuar. E ditën e sotme vëmendja e adhuruesve të futbollit

Besnik Batusha

Albi Mall Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 14-të, ku dy të tjera janë në program për tu zhvilluar sot.

Në fakt ishte paraparë që të luhet edhe derbi mes Ballkanit dhe Prishtinës, por në fund FFK e shtyu atë për një kohë të papërcaktuar.

E ditën e sotme vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Podujevë, ku pritet të zhvillohet derbi mes Llapit dhe Dritës.

Dy finalistët e Kupës së Kosovës kanë objektiva të ndryshme, me Llapin që kërkon një vend në Evropë dhe Dritën që synon ta rikthejë titullin e kampionit në Gjilan.

Vendasit vijnë në këtë takim pas dy humbjeve radhazi, derisa Drita pas fitores nga Ferizaj.

Të besuarit e Tahir Batatinës shpresojnë të rikthehen te rezultatet pozitive, në anën tjetër djelmoshat e Ardian Nuhiut kërkojnë ta përsëritin suksesin e 3 shtatorit ku mposhtën Llapin 4-0 në ndeshjen e rrethit të parë.

Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku Gjilani është nikoqir i Dukagjinit të Klinës.

Ekipi bardhekuq synon të rikthehet te fitoret, derisa presin Dukagnin e motivuar pas fitores 0-1 në udhëtim te Llapi.

Të dyja sfidat e ditës së sotme në Albi Mall Superligë zhvillohen me fillim nga ora 13:00.

Mëshumë nga Sport Vendor

Të gjitha →
Sport Vendor

Kurti përgëzon futbollistët për lojën kundër Izraelit: Mund të fitonim nëse s’ndëshkoheshim me të kuq, por koha s’kthehet prapa

Sport Vendor

Selektori i Izraelit: Barazimi ishte rezultat real

Sport Vendor

Presidentja Shiroka Pula në stadium për ndeshjen Kosovë – Izrael, ky ishte mesazhi i saj për “Dardanët”

Sport Vendor

Vojvoda i dëshpëruar për barazimin ndaj Izraelit