Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Milot Rashica mbrëmë ishte i pandalshëm, me pak fat mund të realizonte ‘het-trik’ (Video)
    Ballina-2

    Milot Rashica mbrëmë ishte i pandalshëm, me pak fat mund të realizonte ‘het-trik’ (Video)

    29/10/2022 20:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Nga java në javë anësori kosovar, Milot Rashica po tregon që duhet të jetë titullar i padiskutueshëm në formacionin startues të Galatasaray, sidomos pas paraqitjes së mbrëmshme kundër Fatih Karagumruk. Një asistim, tre raste të volitshme për gol e shumë faktorë të tjerë gjatë ndeshjes vërtetojnë më së miri tezën e ngritur në rreshtat e parë.

    Rashica mbrëmë ndoshta bëri paraqitjen e tij më të mirë që nga huazimi këtë afat kalimtar të verës nga Norwich City te gjiganti turk.

    Ai edhe pse kishte shënuar dy gola javën e kaluar në Kupën e Turqisë, atë ndeshje luante përballë Kastamonuspor e cila është në ligën e tretë të Turqisë dhe nuk ishte ndonjë kundërshtar i rangut të lartë.

    Fillimisht, mbrëmë Galatasaray e kishte ‘detyrim’ t’i rrëmbente tre pikët pas një ecurie jo pozitive javët e fundit.

    Më e lehtë u bë kur në minutën e 33’të pas një ndërhyrje të rrezikshme mesfushori i vendasve, Adnan Ugur u ndëshkua me karton të kuq.

    Mirëpo, paraprakisht anësori i Kombëtares së Kosovës në minutën e 16’të kishte provuar aftësitë e portierit, Emiliano Viviano, i cili ishte në formë të jashtëzakonshme.

    Rashica nga një distancë e konsiderueshme lëshoi një goditje ‘vollej’ drejt portës, por vendimtare ishte pritja e 36-vjeçarit italian.

    Galatasaray në pjesën e dytë nuk ndalej me sulmet e një pas njëshme dhe gjithmonë për t’i ndihmuar ekipit në fazën sulmues ishte futbollisti ‘dardan’.

    Tjetër mundësi të mirë për të gjetur golin ai e kishte në minutën e 57’të, ku përsëri nga jashtë zonës provoi të godasë zhagasi dhe topi për fat të keq përfundoi ngjitur me shtyllën.

    Dhe, dy minuta më vonë erdhi momenti i shumëpritur për skuadrën e udhëhequr nga Okan Buruk. Pas një pasimi shumë të bukur nga Rashica nuk kishte si të gabonte me portën e zbrazët mbrojtësi, Emre Tasdemir.

    Futbollisti nga Vushtrria kishte mundësi të artë të realizonte për golin e dytë në minutën e 64’të, pasi nga një penallti në lëvizje dështoi përballë Vivianos, i cili siç e cekëm më lartë ishte në formë të hatashme.

    Në fund, Milot Rashica u zëvendësua gjashtë minuta para se të përfundonte koha e rregullt me anësorin turk, Yunus Akgun. Ndërkaq, Galatasaray shënoi edhe një herë me anë të spanjollit, Juan Mata.

    Kështu, skuadra më e trofeshme në Turqi pas 11 xhirove të para ka grumbulluar 21 pikë dhe gjendet në pozitën e tretë në tabelë. Ndeshja e ardhshme e tyre do të jetë derbi ‘i nxehtë’ kundër Besiktas më 5 nëntor (e shtunë).

    Momentet më të mira të Rashicës i gjeni në këto minuta: 1:49, 5:35, 5:47 dhe 6:43.

    TË LIDHURA

    Ashtu si pritej, Chelsea në finale të Ligës së Konferencës

    08/05/2025 23:06

    Tjetër paraqitje bindëse e Unitedit që avancon në finale

    08/05/2025 23:02

    Nga lëndimet te lavdia: Historia frymëzuese dhe biseda në korridor me Fabregas që e bindi Vojvodës për aventurë te Como

    08/05/2025 21:27

    “Nëse nuk luajmë në garat evropiane – faji është i juaji” – presidenti i Ferizajt, Abazi, akuzon gjyqtarët

    08/05/2025 21:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.