Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Muriqi po e “mban në shpinë” Mallorcan, i ka shënuar 60% të golave të klubit këtë sezon
    Futboll vendor

    Muriqi po e “mban në shpinë” Mallorcan, i ka shënuar 60% të golave të klubit këtë sezon

    29/10/2022 11:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vedat Muriqi ka rilindur në Mallorca. 

    Pas një periudhe jo të mirë te Lazio, Vedat Muriqi e ka rigjetur formën e tij dhe është duke e kaluar sezonin më të mirë të karrierës.

    28-vjeçari shënoi edhe këtë të premte gol për Mallorcan, në barazimin 1:1 me Espanyolin në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në La Liga.

    Për Muriqin ishte ky goli i gjashtë në elitën e futbollit spanjoll, pas dhjetë paraqitjeve.

    Në përgjithësi, ai i ka shënuar 60% të të gjitha golave të Mallorcas këtë edicion.

    Momentalisht, Vedat Muriqi renditet i gjashti në listën e golashënuesve më të mirë në La Liga. 

    Aq gola sa ai kanë shënuar edhe Federico Valverde (Real Madrid) dhe Iago Aspas (Celta Vigo) që gjenden në pozitat katër, respektivisht pesë.

    Listës i prin sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski me 12 gola.

    Madje, prizrenasi ka lënë prapa vetes edhe fituesin e Topit të Artë, Karim Benzeman i cili i ka shënuar pesë gola gjithsej në kampionat.

    Përfshirë edhe ndeshjet me kombëtaren, gjatë këtij sezoni Muriqi ka realizuar nëntë gola dhe dy asistime në 12 ndeshje. 

    TË LIDHURA

    Telashet e Sllovakisë para ndeshjes me Kosovën

    17/03/2026 16:21

    Championsi rikthehet sonte, katër super-ndeshje vendimtare për çerekfinale

    17/03/2026 12:18

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen në Bratislavë, sllovakët flasin për lojtarin e “12-të”

    16/03/2026 15:45

    FFK-ja me video motivuese para ndeshjes me Sllovakinë: Hajde Kosovë (VIDEO)

    16/03/2026 15:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.