Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Napoli mposht Milanin në ‘San Siro’, forcohet në vendin e parë
    Ballina-1

    Napoli mposht Milanin në ‘San Siro’, forcohet në vendin e parë

    29/10/2024 23:49
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Napoli i drejtuar nga Antonio Conte e ka fituar derbin e Italisë përballë Milanit me rezultatin 2:0.

    Ndeshja Milan – Napoli u zhvillua në “San Siro”, ndërsa i takoi xhiros së dhjetë të Serie A italiane. 

    Romelu Lukaku shënoi golin e parë në minutën e pestë, kurse të dytin Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 43-të. Në fillim të pjesës së dytë, Milani shënoi një gol. Por goli i Alvaro Moratas në minutën e 47-të u anulua për pozitë jashtë loje.

    Amir Rrahmani luajti deri në fund të ndeshjes për Napolin që forcohet në vendin e parë me 25 pikë nga dhjetë ndeshje të zhvilluara. 

    Milani është i teti me 14 pikë nga nëntë ndeshje. Interi është i dyti me 18 pikë nga nëntë ndeshje.

    TË LIDHURA

    Reali fiton derbin e klubeve evropiane ndaj Juventusit dhe kalon në çerekfinale

    01/07/2025 23:08

    Nuk jep fitues miqësorja e dytë ndërmjet Kosovës dhe Estonisë

    01/07/2025 21:06

    Amir Rrahmani: 70 milionë njerëz e kanë ndjekur live festën e Napolit, me flamurin e Kosovës

    01/07/2025 19:22

    Shaqiri është gati për ta udhëhequr Baselin drejt sukseseve të reja

    01/07/2025 18:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.