Sport Ndërkombëtar

Newcastle ofron 20 mln për Hazardin

Newcastle ofron 20 mln për Hazardin

Newcastle Unitedi ka bërë ofertë zyrtare për Eden Hazardin, të cilin po synon ta transferojë në afatin kalimtar të janarit. “El Nacional” ka shkruar të martën se ekipi anglez i ka ofruar Real Madridit 20 milionë euro për kartonin e belgut. Hazardi nuk bën pjesë në planet e klubit spanjoll, i cili është i gatshëm

Besnik Batusha

Newcastle Unitedi ka bërë ofertë zyrtare për Eden Hazardin, të cilin po synon ta transferojë në afatin kalimtar të janarit. “El Nacional” ka shkruar të martën se ekipi anglez i ka ofruar Real Madridit 20 milionë euro për kartonin e belgut.

Hazardi nuk bën pjesë në planet e klubit spanjoll, i cili është i gatshëm ta lirojë në fillim të vitit të ardhshëm. Po ashtu thuhet se Newcastle ka kontaktuar edhe Hazardin, të cilit i ka ofruar kontratë trevjeçare me opsionin e vazhdimit.

31-vjeçari iu bashkua Realit në vitin 2019, por asnjëherë nuk bindi me paraqitjet e tij për shkak të lëndimeve të shpeshta. Këtë edicion ai ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim në gjashtë ndeshje të luajtura. Hazard ka kontratë me Realin deri në vitin 2024.

HazardNewcastle

Mëshumë nga Sport Ndërkombëtar

Të gjitha →
Sport Ndërkombëtar

Pique thotë se portieri Owono nuk e meritoi dënimin prej 12 ndeshjeve moslojë

Sport Ndërkombëtar

Zvicra kthehet në Ligën A si e para e Grupit B1

Sport Ndërkombëtar

Gruda i shkëlqyer, gol e dy asistime në fitoren 5:0 të Gjermanisë ndaj Holandës

Sport Ndërkombëtar

UEFA del me kandidat për president të FIFA-s